Driton Invité

 | Sujet: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Jeu 2 Oct - 16:27 | |
| I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Marin Barleti,
[center] 
i cili jetonte nė nje kohė me fatosin tone kombėtar. Barleti ishte nje prift katolik nga Shkodra qė pati rastin te njohe disa nga prijėsit luftarake te asaj kohe, tė cilėt I treguan gjithcka dinin mbi trimerite dhe fitoret e tė parit tė tyre, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin te studioje dokumentet zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkuar te jetonte pas pushtimit tė Shkodrės prej njesive turke. Biografine e Skėnderbeut ai e shkruajti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nje shekull me vonė, G.Bienuni, nje prift italian nga Brescia, gjeti nje tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkruajtur prej nje autori anonim prej Tivarit, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėzoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbur pėrjetė dhe njihet vetėm nga referencat dhe citatat qė pėrmban libri "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nje burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut eshte Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feudale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrahe me Skėnderbeun. Ai jetoi nė Shqiperi edhe 11 vjet pas vdekjes sė heroit tonė dhe me pas u vendos nė Napoli. Atje ai shkruajti "Historine dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku flet per historine e Skėnderbeut si dicka qė ka deshmuar ai vete. Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, duke lene menjane veprat e shumta qė ishin shkruajtur gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllur nė arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė hapur nj rruge te re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruajten mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si anglezi Clement Moors, francezi Camille Paganel, gjermani Z. Pisko, shkruajten biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn me tė madhe dhe ma tė vlefshme e bene eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuan nje koleksion dokumentash qė pėrbajnė nje vepėr monumentale mbi Shqiperin e asaj kohe. Me nė fund, iu erdhi rradha Shqiptarve. Mbas luftės sė parė boterore, Imzot Fan Noli botoi "Historine e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjeherė nje popullaritet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsua gati pėrmendesh nga nxenėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhenat e popullit mbi Skėnderbeun. Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nje tezė doktorature nė gjuhėn frenge me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XV-čme sičcle". Kjo veper u botua nė formė libri me shpenzimet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė boterore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nje histori tė Skėnderbeut nė anglisht. Kjo eshte nje vepėr shkencore e nji niveli shum tė larte, sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e autoreve tė shumtė qė kanė shkruajtur mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė lidhje me epopen tone kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj vepre qėndron nė orvatjen e autorit me dalluar faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, duke dadhur te interpretoje ngjarjet historike mbas theorise marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futė Skėnderbeun nė kallėpin e nje shefi gueriljash tė kohės sonė. Nga ana tjetėr duke dashur te korrigjoje nje tregim tė Barletit qė i duket i gabuar, ai jep nje versjon tė tijin qė prish ndoshta nje legjendė, por nuk duket me i bindshėm. Sidoqoftė, unė nuk kam patur, as mjetet, as kohėn me i studjuar vet burimet origjinale. Prandaj e them menjeherė se ky kapitull eshte bazuar nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera. [/center] |
|